Arrestohet për dhunë në familje/sulm një person në Kamenicë, konfiskohet një sëpatë

Një person në Kamenicë është arrestuar për dhunë në familje dhe sulm, ndërkohë që në vendngjarje policia ka konfiskuar një sëpatë.

Kamenicë 21.08.2022 – 23:05.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe disa persona tjerë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një sëpatë e cila ndërlidhet me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. (foto ilustrim).