Arrestohet për dhunim një i dyshuar në Viti

Është arrestuar në Viti një i dyshuar për dhunim, në një rast të raportuar para një jave.

Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të dhunimit, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, sipas raporteve mjekësore të dorëzuara nga familjarët, ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.

DHUNIM

Viti 11-12.03.2023 – 21:30-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.