Arrestohet për falsifikim dokumenti një shtetase turke në aeroportin e Prishtinës

Një shtetase turke është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin për falsifikim dokumenti, njofton policia.

ANP Adem Jashari 01.12.2022 – 09:45. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë pasi që e njëjta ka tentuar të udhëtoj me dokumente të falsifikuara. Dokumentet dhe një vulë janë konfiskuar. Rasti në procedurë hetimore.