Arrestohet për gjuajtje me armë në aheng familjar një 32-vjeçar në Gjilan
“Policia në Gjilan me datën 24.07.2022 ka pranuar një informatë se nga vetura në lëvizja e llojit Mercedes, me targa të huaja e cila ishte pjesëmarrëse në një aheng familjar, ka të shtëna me armë zjarri.
Patrulla e Policisë me urgjence ka dalë në vendin e ngjarjes, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin A.B. (1990) nga i cili është konfiskuar arma e llojit Ekol Jackel Dual Compact e kalibrit 9 mm, një karikator përkatës, 23 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 7 gëzhoja si dëshmi për Gjykatë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’, të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijesuese duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë.
Sa më pak armë, më pak viktima”, thuhet në njoftimin e policisë.

