Arrestohet për kalim ilegal të kufirit një shtetas shqiptar në Vërmicë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga policia e Kosovës në vendin e quajtur Bregu i Liqenit në Vërmicë për kalim ilegal të kufirit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Bregu i Liqenit, Vermicë 01.09.2022 – 10:00. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri–Kosovë. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

