Arrestohet për kanosje dhe ofendim ndaj zyrtarit policor

Një person në Prizren është arrestuar për kanosjen e një zyrtari policor.

Zyrtari policor ka raportuar se një person i panjohur kishte shkuar afër banesës së tij duke e kanosur dhe ofenduar atë, thuhet në njoftimin e policisë.

Prizren 10.12.2022-10:30. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor, ka raportuar se një person i panjohur kishte shkuar afër banesës së tij duke e kanosur dhe ofenduar atë. Lidhur me rastin  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.