Arrestohet për kanosje një shtetas amerikan në Kosovë

Një shtetas amerikan është arrestuar për kanosje, pas një mosmarrëveshje familjare me viktimat në Prizren.

Njoftimi i policisë:

Rr. Sheshi Shadërvan, Prizren 31.05.2022-13:05 Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas amerikan pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare kishte kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovar-e. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. (foto ilustrim)