Arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi dhe është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë (NN) 27.09.2022 – 13:00. Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.