Arrestohet për narkotikë një shtetas francez

Një person me shtetësi franceze u arrestua për narkotikë në Ferizaj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se atij i janë gjetur marihuanë, grinder bluarje, afër 3000 euro e 11 telefona.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi franceze, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 9.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder për bluarje, një pako me rizlla, 2886 euro para të gatshme dhe 11 telefona mobilë”, thuhet në njoftimin e Policisë.