Arrestohet për ngacmimin e të miturës

Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për ‘sulm seksual’ ndaj një vajze të mitur, njofton policia. I dyshuatri, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Skenderaj 14.05.2021-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.