Arrestohet për posedim të narkotikëve dhe armëve një person në Prizren

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren me datë 01.03.2023 ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

Pesё (5) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.

Dy peshore digjitale

Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.

Pistoletë me njё karikator me 4 fishekë

Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.

Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.

Dyzet (40) stega plastike

Dy (2) rolle me foli plastike

Njё (1) rolle foli alumini

Para në vlerë prej 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.

Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё, thuhet në njoftimin e policisë.