Arrestohet për pushkë gjuetie një person në Kishnapole
Një person në Kishnapole të Gjilanit është arrestuar për përdorim të armës, përkatësisht armëmbajtje pa leje.
Fsh. Kishnapole, Gjilan 30.09.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë me pushkë gjuetie. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie pa leje prodhim turk. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

