Arrestohet për shantazh dhe kanosje një shtetas i Serbisë në Gjilan
Një shqiptar, shtetas i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje nën dyshimin për shantazh dhe kanosje.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, kurse viktima është i gjinisë mashkullore.
Gjilan 07.04.2022-10:00 Në lidhje me rastin, me 09.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. (foto arkiv)

