Arrestohet për shantazh ndaj një femre një person në Gjilan

Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka shantazhuar një femër me disa foto në rrjetet sociale.

Gjilan 25.11.2022, 14:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare me disa foto në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.