Arrestohet për vrasje një person në Pejë
Një person në Pejë është arrestuar për vrasje, raporton policia, shkruan Mediafokus.info
Rr. Abedin Rexha, Klinë 16.06.2021 – 21:03. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi të që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull kosovar.
Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë sekuestruar: një revole me katër fishekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

