Arrestohet për vuajtje dënimi, i gjenden edhe narkotikë

Me 03/11/2021 zyrtaret policore te stacionit policor te Gjilanit te angazhuar me plan operativ per realizim te urdheresave te Gjykates, kanë arrestuar personin J.T., i lindur me 1991, shqiptar, i cili i shmangej vuajtjes se denimit prej 2 vite e 4 muaj, sipas vendimit te plotfuqishem te Gjykates.

Gjate kontrollit te tij i eshte gjete nje sasi e substances narkotike dhe me urdher verbal te Prokuroit kujdestar i eshte kontrolluar edhe shtepia dhe ne total i jane konfiskuar 20 qese plastike me 23 gramë substance narkotike e llojit marihuane.

Personi i arrestuar eshte derguar ne vuajtje te denimit dhe i eshte bere kallxim penal per posedim te substancave narkotike, ka thënë nenkolonel Shaban Azizi, zëvendes drejtor Rajonal në DRP Gjilan.