Arrestohet personi i cili dyshohet se vrau 7 qen me pushkë

Sipas policisë, ai dyshohet se me pushkë ka vrarë qentë.

“Me datë 10.01.2023 në ora 17.15 në Zyrën e Jashtme për Çështje kriminale në Strugë është zhvilluar bisedë zyrtare me M.Z.(62) nga fshati Livadi i Strugës. Ai dyshohet se në periudhën nga ora 06:45 deri në ora 07:15 në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, me armë zjarri ka vrarë shtatë qen endacakë. Atij i është marrë për ekspertizë një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm”, thonë nga MPB.