Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Me datën 30.01.2024 nga shteti i Italisë është ekstraduar personi F.A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore me dënim burgimi prej tri (3) viteve për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.