Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore për dhënie ryshfeti
Policia në Viti, me datën 21.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin K.I. (1961, mashkull kosovar shqiptar).
Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 180 ditë, për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’.
I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.

