Arrestohet personi që e sulmoi policin pasi e gjobiti për mos respektim të masave anti-COVID-19
Arrestohet personi që e sulmoi policin pasi e gjobiti për mos respektim të masave anti-COVID=19, raporton Mediafokus.info.
Policia, nëpërmjet raportit 24 orësh, njofton se ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj.
“Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj 19.05.2021-02:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë për ndalim të kufizimit të lëvizjes dhe gjatë shqiptimit të një gjobe nga zyrtarët policorë, i dyshuari e kishte fyer dhe sulmuar zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Mediafokus.info/

