Arrestohet personi që tentoi vetëvrasjen te liqeni i Livoçit
Personi i cili mbrëmë kishte kërcënuar të mbytej në liqenin e Livoçit në Gjilan, është arrestuar për dhunë në familje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 19.01.2024 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëj vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

