Arrestohet personi që theu gjithçka para vete në kolegjin privat në Gjilan/Artanë
Një person, i cili hyri në një kolegj privat në Gjilan/Artanë dhe me një aparat për fikjen e zjarrit theu gjithçka që hasi përpara, është arrestuar nga policia.
I dyshuari ngarkohet për dëmtim ose asgjësim të pronës si dhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen në detyrës, thuhet në njoftimin e policisë.
Arsyet këtij rebelimi nuk bëhen të ditura ende.
Njoftimi i policisë:
Koretishtë, Novobërd 07.06.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte hyrë në objektin e një kolegji dhe me një aparat për fikjen e zjarrit kishte shkaktuar dëme materiale duke thyer xhamat e dritareve, karrige, dyer dhe gjithçka qa ka hasur para vetes. I dyshuari duke shkaktuar dëme është zënë në flagrancë nga njësiti policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar dhe si pasoj një zyrtar policor ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. (foto ilustrim)

