Arrestohet personi që vrau xhaxhain e tij në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e familjes Berisha në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person për një konflikt pronësor dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Berat Berisha, 38-vjeçar.

Sinjali mëson se Berisha që një kohë jetonte dhe vepronte në shtetin e Anglisë, teksa ishte kthyer në vendlindje disa ditë me parë.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari dhe viktima kishin shtëpitë në të njëjtin oborr.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë me dije për Sinjalin se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ndodhen edhe njësitë tjera relevante.

Ai njoftoi se i dyshuari tashmë është arrestuar.