Arrestohet pronari i kompanisë, punëtori pësoi nga rryma në vendpunishte

Një pronar firme në Gjakovë është arrestuar nga policia pasi punëtori i tij ka pësuar nga teli i rrymës.

Fsh. Molliq, Gjakovë, 08.05.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë  duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit  kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë, thuhet në njoftimun e policisë.