Arrestohet ‘pronari’ i tre mullinjve për bluarjen e substancave narkotike
Nën dyshimin për ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve’ policia ka arrestuar në veri një person te i cili janë gjetur tre mullinj për bluarjen e substancave narkotike.
Rr. Kral Petri, Mitrovicë-Veri 04.11.2020-01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tre mullinj që shërbejnë për bluarjen e substancave narkotike dhe 0.69 gramë narkotikë të llojit marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

