Arrestohet hajni nga Vitia për vjedhje të rëndë në vitin 2013

Bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata, në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në muajin Janar 2013.

I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.