Arrestohet Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e zemër”
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Ridvan Muharremin, pronarin e restorantit “Bukë e Zemër”.
Gazeta Nacionale ka mësuar se arrestimi është bërë pas bastisjes se banesës se tij dhe restorantit të tij.
Ridvan Muharremi, i cili është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dyshohet si sekser në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Nga mëngjesi i sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisje në Ministrinë e Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Kohë më parë Nacionale kishte publikuar një përgjim në të cilin dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë dhe ku përmendej edhe Ridvan Muharremi, të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”. /Nacionale/
