Arrestohet shoferi shqiptar në Bllacë pasi i ofroi ryshfet policit kufitar

Një shofer autobusi nga Shqipëria tentoi të përdorte ryshfetin për të përshpejtuar kontrollin kufitar, por është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, njofton TS.

Prokuroria njoftoi se ndalimi 8-ditor i një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, 43 vjeç, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – ofrim ryshfeti.

“Më 26 gusht, i dyshuari në vendkalimin kufitar të Bllacës, mes Maqedonisë dhe Kosovës, tentoi që të korruptojë policin kufitar i cili e kishte të ndezur kamerën.

Ai i ka ofruar policit një kartëmonedhë prej 50 eurosh që të mos kryejë një veprim zyrtar – kontrollin e pasaportave të pasagjerëve.

Ngjarja është regjistruar nga kamera e trupit të policit, dhe i dyshuari është ndaluar.