Arrestohet shtetasi i Serbisë në Muçibabë, për kalim ilegal të kufirit
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit.
Njoftimi i plotë i policisë:
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fsh. Muqibabë, Gjilan 14.05.2023-23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi i njëjti është hasur duke kaluar kufirin jashtë pikës së autorizuar zyrtare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

