Arrestohet ‘specialisti’ i vjedhjes së banesave
Policia ka arritur të identifikojë dhe prangos një person, i cili dyshohet të jetë autor i të paktën 12 vjedhjeve të banesave në Tiranë. Ai është shtetasi A. N, 51 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas policisë, ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim pasi mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas është dhe autor i 11 rasteve të vjedhjeve në banesa, konkretisht:
Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;
Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;
Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;
Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;
Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;
Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;
Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;
Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparatë celularë dhe një shumë parash;
Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

