Arrestohet taksisti në Gjilan – dyshohet për sulm seksual ndaj pasagjeres
Një grua në Gjilan ka denoncuar në Polici një veprim të papranueshëm ndaj saj nga një drejtues i taksisë.
Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima, P.L. 35 vjeçare, ka deklaruar se më 6 korrik 2025, rreth orës 15:50, derisa ishte duke udhëtuar me një veturë taksie, është sulmuar seksualisht nga drejtuesi i mjetit, i identifikuar si R. B, 58 vjeçar.
Sipas viktimës, sapo ka zbritur nga vetura, ka shkuar drejt në stacionin policor për të raportuar rastin.
Menjëherë pas denoncimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar të dyshuarin në mbrëmje, rreth orës 20:00, duke e intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Refik Bashës është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Sulm seksual”, në procedurë hetimore.

