Arrestohet vajza e këngëtarit të njohur

Ajo nuk i’u bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie.

Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën.

Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”, “mosbindje ndaj urdhrave të policisë” dhe “rezistencë ndaj zyrtarit publik”.

Procesi i hetimeve ndaj saj në komisariat është ende në vijim. Dilan Çıtak Dörter ishte përfshirë edhe më parë në një incident të ngjashëm.

Më 17 shtator, gjatë një fluturimi të linjës Bodrum–Stamboll me Turkish Airlines, ajo ishte paralajmëruar nga stjuardesa që të mos e nxirrte kafshën e saj shtëpiake nga kutia e transportit, sipas rregullores së fluturimit.

Çıtak kishte hyrë në konflikt verbal dhe më pas, sipas pretendimeve, kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj personelit të kabinës.

Dilan ka këndue edhe në Kosovë, kohë më parë./Mediafokus