Arrestohet zyrtari i gjendjes civile për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia njofton se ka arrestuar dje një zyrtar në Komunën e Prishtinës (zyrtar i gjendjes civile) për kryerjen e veprës penale të lartcekur, pasi dyshohet se ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar persona të dyshuar në sistemin elektronik të gjendjes civile.

Si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon dhe disa dokumente.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.