Arrihet një marrëveshje e re në mes Kosovës dhe Izraelit
E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka pritur në ambasadë deputetin izraelit, Zvi Hauser.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka bërë të ditur se ata janë pajtuar që të thellohet edhe më tej partneriteti mes Kosovës dhe Izraelit, duke e krijuar një grup siç e quan ajo “Grup Parlamentar të Miqësisë”, shkruan lajmi.net.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, pata nderin të prisja deputetin në Knesset të Izraelit, ZviHauser. Ne patëm një bisedë të ngrohtë, miqësore dhe ramë dakord për thellimin e partneritetit Kosovë-Izrael, duke përfshirë edhe një grup parlamentar të miqësisë Kosovë-Izrael.”.

