Arsenali ua zvogëlon rrogat futbollistëve

Për shkak të gjendjes së emergjencave të pandemisë Covid-19, klubi londinez Arsenali, ua ka zbritur rrogat futbollistëve dhe stafit, shkruan Mediafokus.info.

Sipas mediave angleze, ulja e pagave për futbollistët dhe stafin e ekipit të Arsenal është 12.5 përqind, për të ndihmuar klubin që të mbulojë të gjitha rrisqet financiare, lidhur me emergjencën e Covid-19 dhe të paguajë punonjësit që kanë rroga më të ulëta.

Sipas mediave, ulja e pagave nis nga muaji prill.

Faqja e Arsenalit ka shkruar se ‘bëhet fjalë për një prej momenteve më delikate që kemi jetuar në 134 vite histori”/Mediafokus.info/