Arsimtari raportohet nga nxënësi, pretendon se është sulmuar fizikisht

Një person në Dragash, arsimtar në një shkollë të këtushme, është intervistuar në poloci nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE

Dragash 10.02.2023 – 12:20. Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.