Arsyeja më e madhe nuk është thënë
Bajrush Ymeri
Në këto momente aq të vështira për kombin tonë dhe mbarë njerëzimin, në këto momente, ankthi e paniku, ku njerëzit e mendojnë se shpejt do të mund të na ndodhë edhe më e keqja, në këto momente, kur sheh turma njerëzish që presin me gëzim, për ta marrë një thes miell për familjen e vet, që mos të vdesin urie, në këto momente më të vështirat në historinë e njerëzimit, me u zgjua në mëngjes dhe me krijua krizë politike, pa asnjë nevojë, dimë vetëm ne shqiptarët.
Edhe me përkrahë gjendjen e jashtëzakonshme, çka ka të keqe? A po i sheh turmat e njerëzve që po grumbullohen dhe nuk po i respektojnë rregullat?!!!
Prandaj një masë më të rreptë duhet me marrë për të parandaluar rrezikun që po na kanoset sepse fundja ishte edhe kërkesë e qytetarëve.
Por e dimë edhe një gjë, që është më se e sigurt, që nuk është vetëm kjo arsye. Arsyeja më e madhe nuk është thënë.
Ky ka qenë vetëm pretekst për tu vetë shkarkuar Qeveria.
Lëreni njeriun rahat se ai vetë po do me u shkarkua dhe vetëm ka kërkuar një arsye, sepse ministri Agim Veliu s`ka thënë asgjë të keqe, bash asgjë te keqe në krahasim me atë çka ka thënë ministri Blerim Reka.
A më e rëndë qenka me kërkua masë shtesë për një situatë kritike në vend, apo me i ofrua armikut korridor?!!
Kësaj ndryshe i thonë dezertim në situatën më kritike.
Zotëri Kryeministër ke treguar papjekuri politike definitivisht dhe këtë nuk duhet me ta falë populli i Kosovës.

