“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 me reagim për tregun e lirë të energjisë
Drejtoresha e RTV21, Afërdita Saraçini-Kelmendi, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në lidhje me kalimin në tregun e hapur të energjisë elektrike.
Saraçini-Kelmendi thekson se kërkesa për shtyrjen e këtij procesi nuk është ngritur vetëm nga kompanitë e mëdha, por nga të gjitha bizneset që kanë mbi 50 punëtorë, përfshirë ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë, mediat dhe prodhuesit vendorë, të cilët po përballen me sfida të mëdha për mbijetesë dhe ruajtjen e vendeve të punës.
“ARTANE RIZVANOLLI, PO RREN!
Nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që po kërkojnë shtyerje të kalimit në tregun e lirë të energjisë!
Janë të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë!
– Përfshirë bizneset e grave!
– Përfshirë mediat dhe prodhimin e tyre!
– Përfshirë të gjitha ata që ende luftojnë për të mbajtur vende pune gjallë në këtë vend!”, thotë ajo.
Ajo shkruan se kjo është një propagandë e ulët politike, një tentativë për të mashtruar publikun dhe për të fshehur dështimin.
“Deri kur do të luani me jetën e njerëzve? Deri kur do të gënjeni për të mbajtur pushtetin? Sa biznese duhet të mbyllen që ju ta quani “reformë”? Punëtorët që do të mbesin pa punë nuk do t’ju falin! Qytetarët që do të paguajnë më shumë do të ju mbajnë mend! Ky është kapitull i zi për demokracinë dhe ekonominë! Ky është mashtrim. Kjo është tradhti ndaj votës së qytetarit. Tradhti ndaj konsumatorit. Tradhti ndaj Kosovës. Tradhtarë janë të gjithë ata që e shkatërrojnë këtë vend për interesin e tyre personal apo politik”, thekson ajo në reagimin e saj në Facebook.

