Artisti realizon portretin e Bill Clintonit me kapëse metali, në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s
Artisti nga Gjilanit, Bekim Hyseni, vazhdon të bëjë portrete unike për personalitetet vendore dhe ndërkombëtare, raporton Mediafokus.info.
Kësaj radhe ai i ka bërë portret ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, me kapëse metali.
Artisti Bekim Hyseni ka thënë për Mediafokus.info se këtë portret e ka realizuar në shenjë respekti me rastin e 23-vjetorit të intervenimit të forcave të NATO-së kundër Serbisë.
“Këtë portret e kam realizuar në shenjë falënderimi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë popullit të Kosovës në ditët me të rënda, duke e dhënë urdhrin për intervenim më 24 mars 1999”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, videon e ka realizuar me mjeshtri studio e specializuar dhe ndër më të njohurat në rajonin e Anamoravës, “MUBI”./mediafokus.info/

