Artoni shkoi përpara
Adriana Matoshi
Sepse Artoni ka çel gjithnjë udhën para nesh. Madje edhe ato udhë që kanë qenë më të vështirat.
Artoni qeshi deri në fund. Me lehtësinë ma të madhe kaloi orët e veta ma të vështira.
Kështu i pat kalu të gjitha netët e ditët.
Vet por plot.
Vet por pa hidhërim.
Vet por pa urrejt.
Vet por pa pezm.
Ne, shoqet dhe shokët na ka pas për të na e heq mërzinë.
Kurrë nuk na la me buzë në vaj.
Se njeriu si Artoni vjen në këtë botë për të na mësu si duhet jeta, si duhen njerëzit, si duhet me qenë miku, si duhet me qenë miqësia. E qysh qëndrohet drejt.
Ata shkojnë përpara që me na mësu deri në fund se si është të jetosh me kujtimin për shokun. Se si duhet me jetu për së mbari për çdo ditë.
Artoni na ka dashtë të gjithëve, shumë.
Na ka dashtë të fortë. Na ka dashtë të qeshur.
E sot e pashë me sytë mbyllur.
E di çka do të më kishte thënë.
Po ja dëgjoj zanin.
Lum kush ka shokë si ne Artonin!
Të lumtë ne për kujtimet që i kemi!
Aq sa do të na e mbajnë shpirtin e tij pranë gjithë jetën.
Arton,
të kemi dasht,
na mësove me të dasht ashtu si na ke dasht ti, pa kushte, me zemër të madhe!


