As për Ramazan s’ka ‘rahmet’, çdo ditë raportohen raste të dhunës familjare
Ramazani merret si muaj i mëshirës dhe harmonisë familjare, por duket se këto dy veti nuk kanë qenë aq të shprehura në familjet kosovare që nuk po arrijnë të ndalin dhunën brenda tyre, shkruan nacionale.com.
Mbi tridhjetë familjarë e kanë pësuar gjatë këtyre gjashtë ditëve, kryesisht me dhunë fizike. Mes tyre ka pasur po ashtu viktima të dhunës psikike nga familjarët e tyre.
Por, ka pasur edhe therje me thika.
Gjatë ditës së sotme, 24 prill, në Gjakovë u raportua për një rast mjaft të rëndë në të cilin një dhëndër e një vjehërr ishin rrahur e ishin therur me thika me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, si pasojë e kësaj përleshjeje e kishte pësuar më së keqi një vajzë e mitur – e cila dyshohet se ishte e martuara me dhëndrin dhe vajza e vjehrrit. Therja asaj i kishte ardhur nga babai i saj.
Shumica e viktimave nga dhuna familjare gjashtëditore janë gra. Prej tyre, roli më i shpeshtë shoqëror në raportet policore si viktimë është ai i bashkëshortes (gruas) derisa numri më i shpeshtë i agresorëve është ai i bashkëshortëve (burrave).
Sidoqoftë, ka pasur edhe gra të cilat kanë kryer sulm. Së fundi, një grua e ka kanosur burrin me gjithë fëmijët se do t’i vrasë pasi kishte ikur nga shtëpia në Hajvali.
Një grua tjetër e kishte sulmuar vjehrrën në Malishevë më 21 prill.
Po ashtu, dy gra (që besohet të kenë kunata) kanë rrahur të dy prindërit e burrave të tyre.
Sa i përket qyteteve, me numër të rasteve prijnë Prishtina (me 9) dhe Gjakova (me 6).
Të dhënat e papërpunuara nga raportet policore prej 18 deri më 24 prill:
24 prill: Burri me fëmijë kanoset nga gruaja e tij me vrasje | Hajvali, Prishtinë
24 prill: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri | Prishtinë
24 prill: Dhëndri me vjehrrin rrahen dhe therren me thika me njëri-tjetrin, e pëson vajza e mitur | Gjakovë
24 prill: Një grua ofendohet dhe sulmohet nga babai i saj | Gjakovë
23 prill: Nëna kanoset dhe sulmohet nga djali i saj | Prishtinë
23 prill: Gruaja sulmohet nga burri, i cili arrestohet | Obiliq
23 prill: Gruaja me nënshtetësi gjermane sulmohet fizikisht nga burri | Prizren
23 prill: Babai sulmohet nga i biri i tij | Prizren
23 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj, i cili arrestohet | Gjakovë
22 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj, i cili arrestohet | Prishtinë
22 prill: Gruaja dhunohet psiqikisht nga burri dhe e bija | Prishtinë
22 prill: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj | Prishtinë
22 prill: Motra sulmohet nga i vëllai saj | Prishtinë
22 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj | Gjakovë
21 prill: Gruaja dhe babai sulmohen nga burri, respektivisht i biri | Fushë Kosovë
21 prill: Gruaja sulmohet fizikisht e psiqikisht nga burri | Deçan
21 prill: Gruaja kanoset nga burri i saj | Malishevë
21 prill: Vjehrra sulmohet fizikisht nga reja e saj | Malishevë
20 prill: Burri është provuar të sulmohet nga gruaja e tij | Drenas
20 prill: Gruaja ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij | Pejë
20 prill: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj | Pejë
20 prill: Gruaja me të birin sulmohen nga burri respektivisht babai | Gjakovë
20 prill: Gruaja kanoset dhe dëbohet nga shtëpia prej burrit të saj | Gjakovë
19 prill: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj | Prishtinë
19 prill: Motra dhe vëllai janë rrahur mes vete, të dy arrestohen | Prishtinë
19 prill: Gruaja rrahet nga burri i saj, që arrestohet | Prizren
19 prill: E dashura sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj | Mitrovicë e Veriut
18 prill: Dy meshkuj me lidhje familjare rrahen me njëri-tjetrin | Obiliq
18 prill: Prindërit e burrave sulmohen nga dy kunata | Prizren
18 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj | Vushtrri.