As Vetëvendosje nuk i shpëton gjobës në Kamenicë
Kamenica nuk ka mundur t`i ndalojë tubimet e subjekteve politike, por i ka gjobitur ato për shkeljen e masave anti-Covid.
Në këtë qytet ku qeveris Qëndron Kastrati i PSD-së, Vetëvendosje ka marrë një gjobë 2 mije euro për tubimin e sotëm.
Lëvizja Vetevendosje, siç njofton kamenicapress, është gjobitur sot nga Inspektorati komunal për organizimin e tubimit në sheshin e qytetit, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga COVID-19.
Edhe PDK e AAK janë gjobitur me nga 2 mijë euro në Kamenicën e Qëndron Kastratit. /Mediafokus.info

