Asambleistja e LDK-së në Gjilan e cilëson alarmante paralajmërimin e Handikos-it për mbyllje të shërbimeve
Asambleistja e LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të shoqatës Handikos dhe Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, për mbyllje të shërbimeve për shkak të, sic thuhet në komunikatën e tyre të përbashkët, rreziojnë t’i mbyllin shërbimet për shkak të mospërkrahjes institucionale.
Avdiu e ka cilësuar se alarmante gjendjen në këto shoqata, teksa ka kritikuar pushtetin komunal udhëhequr nga Alban Hyseni.
“Alarmante për Komunën e Gjilanit duhet të jenë paralajmërimet e frikshme të HANDIKOS dhe Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA”, për mbylljen e tyre dhe shuarjen e aktiviteteve në mungesë të fondeve
Personat me aftësi të kufizuara do të mbesin pa dy qendrat kryesore të cilat kanë ofruar shërbime për ta. Kjo kategori e shoqërisë në asnjë formë nuk guxon të mbetet pa përkrahje e përkujdesje!
Mungesa e vullnetit për funksionalizimin e Fshatit të Lumtur, projektit madhor që është destinuar për këtë kategori të shoqërisë, është turpi i madh i këtij ekzekutivi komunal!”, ka shkruar asambleistja e LDK-së, në profilin e saj në Facebook.

