Asamblistja e “Guxo” aderon në AAK
Asamblistja e partisë ‘Guxo’ në Kuvendin Komunal të Komunës së Suharekës, Festa Kabashi, ka njoftuar se është larguar nga ky subjekt politik për të aderuar tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Gjatë seancës së sotme në asamblenë komunale, Kabashi e ka bërë të ditur vendimin e saj.
“Edhe pse në momente të caktuara nuk jam pajtuar me politikat e qeverisë në nivel qendror e në veçanti në fushën e arsimit, dua të pranoj haptas se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje asnjëherë nuk më kanë bërë të ndihem e anashkaluar dhe çdo herë jam ndjerë e barabartë në mesin e tyre”.
“Nga sot rrugëtimin tim politik do ta vazhdoj si këshilltare komunale në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Qytetarë të nderuar, cilit do subjekt politik që i takoni, nevojat dhe kërkesat tuaja të përditshme socio-ekonomike, infrastrukturore e jo vetëm, do të vazhdojë të angazhohem njëjtë që përpos ti prezantojë në asamble të jem edhe hallkë lidhëse për jetësimin dhe zgjidhjen e drejtë të tyre”, theksoi ajo.

