“E asfaltuan dje, e gërryen sot”, Driton Nuhiu i LDK-së kritikon pushtetin në Gjilan për keqmenaxhim në rrugën e Zabelit

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës në Gjilan nga radhët e LDK-së, Driton Nuhiu (13), ka kritikuar pushtetin komunal për keqmenaxhim të projektit të rrugës kryesore të lagjes prej nga vjen ai – “Zabel”.

Nuhiu ka thënë se pasi e asfaltuan një pjesë të kësaj rruge dje, sot e gërryen asfaltin.

Postimi i plotë:

Keqmenaxhimi i pushtetit aktual në Gjilan.

Banorët e lagjes sonë tash e katër vite po përballen me gjendjen e rëndë të Rrugës së Zabelit – një rrugë e mbushur me gropa, pluhur dhe probleme të shumta.

Këto ditë kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës kryesore, mirëpo mënyra e realizimit të tyre po tregon qartë mungesën e planifikimit dhe mbikëqyrjes profesionale.

Është shqetësuese fakti që një pjesë e rrugës u asfaltua dje, ndërsa sot në mëngjes filloi gërryerja e atij asfalti. Ky është shembulli më i qartë i keqmenaxhimit, të parës publike ne kohe fushate.

Deri më tani nuk kemi parë asnjë reagim zyrtar nga Komuna e Gjilanit për këtë situatë.

Banorët meritojnë sqarime!