Asllan Bislimi kishte tri parime: s’ishte lakmitar, ishte i moralshëm dhe i gatshëm të flijohet për drejtësi
Murat Hoxha
Asllan Bislimit iu dha lamtumira e fundit.
Që në moshë të re, i frymzuar nga ndjenjat progresisre e qytetare, mori drejtimin e dijes dhe ndërtimit të kapaciteteve profesionale dhe politike.
Pas studimeve të larta Universitare, ai u punsua në Kombinatin e Tekstillit, i cili ishte bastion i kuadrave ma të mira të qytetit, të cilët e funkcionalizuan “Tekstilin” si një organizatë me të mirë dhe me funksionale në Ballkan.
Asllan Bislimi, qysh në rininë e tij mori pergjegjesi menaxheriale, që atëherë nënkuptohej edhe ato politike.
Ishin kohnat e ndryshimeve të mëdha poliike. Pjesë e këtyre ndryshimeve ishin një plejadë ekspertësh e politikanësh të cilët krijuan agjenda zhvillimi ekonomik edhe politik.
Ai, pas pak viteve si drejtor i suksesëshëm, duke i vlerësu edhe aftësitë e tij komunikuese dhe politike u zgjodh Kryetar i Lidhjes Socialiste, i cili sipas funksionit ishte edhe Kryetar i Komisionit Kadrovik të Komunes.
Unë isha pjesë e përzgjedhjes së tij, por ishin edhe shumë kuadra të aftë të cilët e morën “vulen” e nominimit nga ai dhe të kryetarve të asaj plejade udhëheqësish si Fahredin Bexheti, Faik Haziri, Ismet Halili, Milaim Zeqiri dhe shumë të tjerë para tyre.
Asllan Bislimi kishte tri parime, thoshte njëri prej bashkëpuntorve të tij: nuk ishte lakmitar, ishte i moralshëm dhe ishte i gatshëm të flijohet për drejtësi.
Për mua, ai kishte edhe shumë veti të tjera të cilat e karakterizonin atë me shumë pozitivitet, në familje, shoqni dhe me njerzit në përgjithsi.
Këto atribute e benin atë edhe atdhetarë e patriot i cili gjithmon kontribuoi për të drejtat, mirqenjen, drejtësine dhe barazinë në mes njerëzve.
Ai la trashëgimi dy djem dhe vajzen, nipa e mbesa të cilët ishin krenaria e tije por edhe e lagjes ku jetojmë, qytetit tone dhe Kosoves.
Ngushllime familjes, shokëve, e qytetarve të Gjilanit.
Qoftë i paharrueshem kontributi, vepra dhe kujtimi për Asllan Bislimin.
Do jetë në regjistrin e të merituarve të Qytetit të Gjilanit.
