Asnjë fjalë për trafikim organesh dhe shtëpinë e verdhë, hesht prokurori

David Hooper, akovat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pyetur Prokurorin e Specializuar dhe gjykatësin e Procedurës Paraprake se ku janë pretendimet për trafikimin e organeve dhe shtëpia e verdhë, mbi të cilat u themelua Gjykata Speciale.

“Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve dhe shtëpia e verdhë, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”, ka pyetur Hooper.

Javën e kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti, Rexhep Selimi udhëtuan për në Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.