Asnjë kundërvajtje në trafik nuk falet, kaq gjoba u shqiptuan për një javë
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet rajonale të Policisë, gjatë periudhës kohore 23.02.2024-29.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.459 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani është hqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 19 ngasësve.
Gjithashtu njësitet policore në kuadër të implementimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor gjatë javës kanë vazhduar me kontrollin e automjeteve për posedim të raportit evropian të aksidenteve, thuhet në njoftim.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të posedojnë në automjet këtë raport, pasi që në të kundërtën ngasësi i automjetit i cili nuk e posedon me vete raportin evropian të aksidenteve do të ndëshkohet konform nënparagrafin 1.6 të paragrafit 1 të neni 203 të këtij ligji.

