Asociacioni sqaron arsyen e bojkotimit të takimit të kryeministrit nga kryetarët e komunave
Asoociacioni i Komunave të Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka sqaruar arsyet e bojkotimit të takimit të kryeministrit nga kryetarët e Komunave.
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.
Bordi ka vlerësuar se te ky vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:
1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-së si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti-Covid19.
2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.
3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.
Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.
Po ashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprak për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave, thuhet në njoftimin e AKK.

