AstraZeneca dëshmohet e suksesshme në parandalimin e Covid-19

Grupi farmaceutik anglo-suedez AstraZeneca njoftoi këtë të premte rezultate inkurajuese për një trajtim kundër Covid-19 i cili bën të mundur uljen e madhe të rrezikut të zhvillimit të një forme simptomatike të sëmundjes tek pacientët e që kanë një shëndet të brishtë.

Sidoqoftë, ky trajtim i antitrupave, i koduar AZD7442, më parë nuk ishte treguar të ishte efektiv tek njerëzit tashmë të ekspozuar ndaj virusit.
Por duke e administruar atë para se të kontaktoni me virusin, rezultatet janë shumë të mira, tha AstraZeneca në një deklaratë, përcjellë lajmin shtypi zviceran.

Kur ky tretman përdoret para se të infektoheni me virusin, ai zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një forme të rëndë të simptomave, me 77%, sipas të dhënave të fazës së tretë të testimit të tij, domethënë, prova klinike në shkallë të gjerë të bëra deri më sot për të matur sigurinë dhe efektivitetin e këtij tretmani.

AstraZeneca madje thotë se gjatë këtyre testimeve të bëra deri në fazën e tretë, nuk ka pasur raste të rënda me Covid-19 ose vdekje.

Këto testime, të kryera në Spanjë, Francë, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara përfshinë 5,197 pjesëmarrës, 75% e të cilëve paraqitën me Ko-morbiditet. (“Ko-morbiditeti”) përcaktohet nga prania në të njëjtën kohë, në të njëjtin person të disa sëmundjeve kronike nga të cilat secila kërkon kujdes afatgjatë.)

Trajtimi i lartcekur administrohet në mënyrë intramuskulare, njofton AstraZeneca./MLH